Në Maqedoninë e Veriut nuk ka persona të regjistruar të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor. Deri më tani, në Klinikën për Sëmundje Infektive nuk është regjistruar asnjë pacient i infektuar me këtë virus. Nga pacientët që paraqiten për kontroll në Klinikën për Sëmundje Infektive, nuk është ngritur as dyshimi për infektim me virusin e Nilit Perëndimor.
Instituti i Shëndetit Publik në mënyrë të vazhdueshme e ndjek situatën me të gjitha sëmundjet ngjitëse, përfshirë edhe ethet e Nilit Perëndimor, dhe disponon me pajisje moderne laboratorike për diagnostikim dhe konfirmim të rasteve të dyshimta.
Jo çdo mushkonjë është bartëse e virusit dhe jo çdo pickim do të thotë se personi do të sëmuret. Sipas statistikave, forma më të rënda neuro-invazive të sëmundjes paraqiten vetëm te 1% e personave të infektuar, kryesisht te personat më të moshuar ose ata me imunitet të dobësuar.
Material edukativ për sëmundjet që transmetohen nga vektorët, bartësit e tyre dhe mënyrat e mbrojtjes –
http://www.iph.mk/multimedija/broshuri-i-flaeri/