EN
MK
AL

Aliu: Deri të Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste

Aliu: Deri të Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë,
 
Para disa javësh opinioni publik u shqetësua nga informacione për mundshme parregullsi të lidhura me një pjesë të ndërhyrjeve kardiokirurgjikale që janë kryer në institucionet shëndetësore. Si Ministri e Shëndetësisë menjëherë vepruam dhe formuam Komisionin e Brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë. Detyra e këtij komisioni është që të konstatojë faktet dhe të veprojë mbi bazë të provave mjekësore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe rregullave metodologjike të sakta.
 
Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore.
 
Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e para për të cilat do të veprojë.
 
Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme profesionale për të njëjtat raste.
 
Qytetarët duan dhe duhet të jenë të sigurt se kur kërkojnë shërbim shëndetësor, e marrin atë mbi bazë të nevojës reale dhe provave mjekësore, e jo mbi vlerësime të përgjithshme apo motive korruptive.
 
Procesi që ka filluar është një terapi për sistemin shëndetësor për të rikthyer besimin në të. Një terapi që fillon me ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiovaskulare, por nuk do të ndalet këtu , do të zgjerohet në të gjitha segmentet e shëndetësisë, sepse çdo fushë duhet të mbështetet në profesionalizëm, prova mjekësore dhe respekt ndaj pacientëve. Ne e dimë se besimi nuk rikthehet brenda natës , hap pas hapi, po dëshmojmë se shëndetësia është në anën e qytetarëve dhe se nuk ka kthim prapa!
 
Askush nuk do të mbrohet, as nga sektori publik, as nga ai privat shëndetësor, nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në kryerjen e ndërhyrjeve për të cilat nuk ekziston arsye mjekësore. Në të njëjtën kohë, askush nuk do të stigmatizohet pa prova.
Është filluar një proces i ndjeshëm, por i domosdoshëm. Do ta udhëheqim në mënyrë objektive, profesionale dhe transparente, pa kompromise me çfarëdo pritshmërish apo interesash; në fund janë faktet dhe provat ato që do të flasin.

Accessibility Menu