EN
MK
AL

Aliu: Komisioni për intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjikale prezantoi rezultate objektive, të bazuara në një proces profesional, shkencor dhe tërësisht të pavarur

Aliu: Komisioni për intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjikale prezantoi rezultate objektive, të bazuara në një proces profesional, shkencor dhe tërësisht të pavarur
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me anëtarët e komisionit të brendshëm për intervenime kardiologjike dhe kardiokirurgjikale, në press-konferencën e sotme në Qeveri, i prezantoi konstatimet fillestare nga analiza e kryer nga komisioni pas parashtresave të dorëzuara nga qytetarët dhe institucionet shëndetësore.
 
“Që nga dita e parë udhëhiqemi nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies, dhe pikërisht për këtë arsye gjatë periudhës së kaluar ndërmorëm disa masa për analizimin dhe vlerësimin e gjendjes, në mënyrë që sot para jush të dalim me rezultatet e para nga puna e komisionit. Komisioni ka ofruar rezultate objektive, të bazuara në një proces profesional, shkencor dhe të pavarur. Nga 25 rastet e dorëzuara, komisioni konstatoi se 6 prej tyre duhet t’i dërgohen Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pasi komisioni nuk është kompetent për to. Janë analizuar 19 raste, dhe në 10 prej tyre është konstatuar se operacionet janë kryer pa nevojë ose pacientët janë referuar për operacion pa indikacione të mjaftueshme,”- theksoi ministri Aliu.
 
Kryetari i komisionit, dr. Zharko Hristovski, sqaroi se puna e komisionit është përcaktuar si analizë e të dhënave të pacientëve që janë referuar ose operuar për sëmundje koronare dhe vaskulare periferike në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private që veprojnë në këtë fushë.

Accessibility Menu