EN
MK
AL

Aliu: Është nisur një iniciativë për marrëveshje bilaterale me Slloveninë për mobilitetin e mjekëve dhe infermierëve mes dy shteteve

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë
Në një pyetje të gazetarëve lidhur me mungesën e anesteziologëve në Klinikën e Kardiokirurgjisë Shtetërore, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, informoi se sot është mbajtur një takim me drejtorin e klinikës dhe një pjesë të mjekëve, si dhe me drejtorin e kardiokirurgjisë nga Sllovenia, ku është njoftuar se mungojnë profesionistë jo vetëm në këtë klinikë, por edhe në një pjesë të madhe të klinikave në Shkup, ku ka mungesë të kuadrit mjekësor teknik, specialistëve apo profileve të tjera të burimeve njerëzore.
- Menjëherë kam marë një iniciativë për nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale mes Maqedonisë dhe Sllovenisë me qëllim të kemi mobilitet të mjekëve dhe infermierëve mes dy shteteve. Shëndetësia është një resor i ndjeshëm për shkak të kohës së gjatë që nevojitet për krijimin e një profili , për të cilin duhen dhjetë vjet. Prandaj qasja jonë, nga arsimi i mesëm profesional, tek fakulteti e deri tek specializimi, do të jetë të projektojmë këto kapacitete për minimum dhjetë vjet në shëndetësi, theksoi ministri Aliu.
Ai sqaroi se me marrëveshjen bilaterale do të mundësohet që mjekët të punojnë përkohësisht këtu, për tre deri në gjashtë muaj, ndërsa procedura është ende në fazë të hershme, dhe gjithashtu që mjekët tanë të punojnë në Slloveni, gjë që nënkupton transferim të njohurive dhe teknologjive të reja.

Accessibility Menu