EN
MK
AL

Aliu në Likovë: Udhëheqësia ka një vizion për përmirësim afatgjatë të Shtëpisë së Shëndetit – do të shqyrtojmë mundësinë për të futur stomatologji urgjente

Aliu në Likovë: Udhëheqësia ka një vizion për përmirësim afatgjatë të Shtëpisë së Shëndetit – do të shqyrtojmë mundësinë për të futur stomatologji urgjente
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot e vizitoi Shtëpinë e Shëndetit në Likovë, ku realizoi takim me drejtorin Evzi Isufi.
 
“Udhëheqësia e këtij institucioni, e drejtuar nga drejtori Evzi Isufi, ka një vizion për përmirësim afatgjatë të Shtëpisë së Shëndetit, gjë që është në interes të pacientëve, por edhe të vetë punonjësve shëndetësorë. Pikërisht në këtë drejtim, jam informuar se me buxhetin e ri, udhëheqësia ka planifikuar renovimin e gjithë katit të parë, ku janë të vendosura ambulancat dhe laboratori.”,- tha ministri Aliu gjatë vizitës.
 
Sa i përket avancimit të kuadrit, aktualisht tre mjekë nga Shtëpia e Shëndetit në Likovë janë dërguar për specializim, në fushat e pediatrisë, mjekësisë së punës dhe biokimisë klinike.
 
 “Pas përfundimit të procesit zgjedhor, në përputhje me procedurat ligjore, menjëherë, së bashku me udhëheqësinë dhe shërbimin tonë juridik, do t’i shqyrtojmë mundësitë për të futur stomatologji urgjente, pra ndihmë të shpejtë stomatologjike.”,- theksoi ministri Aliu.
 
Institucioni tashmë posedon hapësira të përshtatshme dhe ka kuadër të trajnuar – një specialist në stomatologji parandaluese dhe dy mjekë të stomatologjisë së përgjithshme.

Accessibility Menu