EN
MK
AL

Janë rinovuar tërësisht kapacitetet akomoduese të Klinikës së Kirurgjisë Plastike

Janë rinovuar tërësisht kapacitetet akomoduese të Klinikës së Kirurgjisë Plastike
Në Klinikën Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive është kryer një rindërtim i plotë i kapaciteteve akomoduese, ku gjatë periudhës së kaluar u trajtuan disa nga personat e lënduar në zjarrin në Koçan. Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot e vizitoi këtë Klinikë.
 
"Kapacitetet akomoduese të Klinikës Universitare të Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive janë rinovuar tërësisht. Është riparuar një apartament i veçantë në klinikë, si dhe dhoma e fashimeve, me ç’rast pacientët perfitojnë kushte të përmirësuara për qëndrim dhe trajtim, është përmirësuar ndjeshëm edhe funksionaliteti i hapësirës, gjë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit ndaj pacientëve. Me donacionin e Llozhës së Madhe të Maqedonisë, në vlerë prej 25 mijë eurosh, është siguruar edhe pajisje e re mjekësore, e cila përfshin dyshekë antidekubitues, shpatulla mjekësore, stativa për infuzione dhe aparatura të tjera.",– theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.
 
Ministri Aliu shprehu mirënjohje për gjestin e rëndësishëm filantropik ndaj anëtarëve të Llozhës së Madhe të Maqedonisë dhe të gjithë udhëheqësisë, të cilët me këtë akt tregojnë se filantropia është përgjegjësi dhe jo vetëm një fjalë e bukur, si edhe se sistemi publik shëndetësor ka miq dhe partnerë që besojnë në mundësinë për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Accessibility Menu