EN
MK
AL

Dr. Agushi: Duke mbështetur procesin e transplantimit, përcjellim mesazhin te të gjithë se ky është akti më i lartë moral

Dr. Agushi: Duke mbështetur procesin e transplantimit, përcjellim mesazhin te të gjithë se ky është akti më i lartë moral
Në kuadër të fushatës kombëtare që realizohet me moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!”, doktori Azbi Agushi, anesteziolog nga TOARILUC dhe koordinator spitalor për transplantim, apelon për rëndësinë e dhurimit të organeve.
 
“Duke folur për transplantimin e organeve, mesazhi im është që të mbështetet ky proces, jo për faktin se ka nevojë sistemi shëndetësor, por mesazhi është ta mbështesim transplantimin sepse në këtë mënyrë mbështesim vetveten, në këtë mënyrë ndihmojmë njerëz të të gjitha kategorive, veçanërisht ata që kanë nevojë jetike për organe, të cilët në shumë raste dhe situata nuk kanë mundësi të kenë funksionim normal në jetën e tyre të përditshme. Mesazhi im është që, duke ngritur vetëdijen, të mbështesim një proces që ka histori shumëvjeçare, veçanërisht në vendin tonë, ku vitet e fundit ka pasur jehonë të madhe, dhe në këtë mënyrë kemi arritur ta mbajmë gjallë të gjithë këtë process”, thekson në videomesazhin e tij dr. Agushi.
 
Ai thekson se transplantimi nuk është vetëm një akt mjekësor, por njëkohësisht edhe një akt i lartë fisnikërie. Me mbështetjen e këtij procesi, u mundësohet jetë personave që nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Apelojmë për mbështetje nga të gjitha sferat e shoqërisë, kërkojmë vetëdije më të lartë, sepse si shtet dhe si sistem shëndetësor kemi bërë shumë që ky proces të realizohet me sukses. Pra, të ndihmohemi duke mbështetur këtë proces, me të cilin u ndihmojmë njerëzve që kanë nevojë për një jetë më të gjatë,” thekson dr. Agushi.
 
Video:

Accessibility Menu