Në mbledhjen e Qeverisë, morëm dy vendime të rëndësishme me të cilat përmirësojmë drejtpërdrejt funksionimin e shëndetësisë publike në vend.
* 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë me pajisje mjekësore për institucionet e shëndetësisë publike në mbarë vendin
Me këtë vendim sigurojmë mjete për furnizimin e 100 automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë të përgjithshme prej 461.250.000 denarë, duke marrë përsipër obligime në kuadër të pjesës zhvillimore të buxhetit për katër vitet e ardhshme. Kjo do të thotë ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në raste urgjente, transport në kohë i pacientëve drejt nivelit sekondar dhe terciar, si dhe mbulim më i mirë në zonat urbane dhe rurale.
* Vazhdimi i procedurës për zgjidhjen e problemit me parkimin në rrethin e Qendrës Klinike "Nënë Tereza"
Toka e hapësirës së parkimit do të regjistrohet në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka hiqet pengesa administrative për nënshkrimin e kontratës me Ndërmarrjen Publike "Parkingu i Qytetit - Shkup".
Kjo kontratë do të mundësojë modernizimin dhe rritjen e ndjeshme të kapaciteteve të parkimit, si dhe vendosjen e rendit. Parashohim monitorim të plotë të parkimit, tabela informative dhe një udhëzues digjital që do të orientojë qytetarët. Qëllimi që do të arrijmë është që pacientët dhe punonjësit të kenë një qasje funksionale, të sigurt dhe të organizuar në kompleksin e klinikave.