Drejtuar:
Të gjitha IPSh – farmacitë në rrjetin e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Lënda: Njoftim për detyrimin e pagesës së kompensimit mujor për licencë
Të nderuar bartës të licencës,
Ju rikujtojmë për detyrimin tuaj për pagesën e kompensimit mujor për licencë për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore – farmaci në nivel të kujdesit shëndetësor parësor, në përputhje me Marrëveshjen për licencë që keni lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
Si bartës i licencës, keni detyrimin që për çdo farmaci/stacion farmaceutik/farmaci lëvizëse të paguani kompensim mujor për licencë në llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, në shumën, mënyrën dhe afatin e përcaktuar në Marrëveshjen për licencë për secilën farmaci/stacion farmaceutik/farmaci lëvizëse që ushtron veprimtari shëndetësore në rrjetin e institucioneve shëndetësore.
Bartësit e licencës të cilët deri më tani nuk e kanë përmbushur fare detyrimin ose nuk e kanë përmbushur rregullisht detyrimin për pagesën e kompensimit mujor për licencë, obligohen që pagesën për periudhën për të cilën nuk është paguar kompensimi mujor për licencë ta kryejnë më së voni deri më 30.04.2026.
Pas këtij afati, Ministria e Shëndetësisë do të kryejë kontrolle mbi pagesat e realizuara te secili bartës i licencës, për çdo farmaci/stacion farmaceutik/farmaci lëvizëse në rrjetin e institucioneve shëndetësore dhe, në rast të shkeljes së detyrimeve nga ana e bartësit të licencës, të përcaktuara me marrëveshje, Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me Marrëveshjen për licencë, do të ketë të drejtë të ndërpresë njëanshmërisht marrëveshjen ekzistuese për licencë për ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në rrjetin e institucioneve shëndetësore.