Me rastin e Ditës Botërore të Donatorëve të Organeve - 13 Gusht, Ministria e Shëndetësisë informon se më 9 gusht është realizuar edhe një transplantim i organeve nga një dhurues i ndjerë.
Shprehim mirënjohje të madhe për familjen që, në momentet më të vështira, vendosi të dhurojë organet.
Në procesin e transplantimit u përfshinë disa ekipe nga klinikat kirurgjikale dhe interne të Bllokut Klinik “Nënë Tereza”. Ju falënderojmë për përkushtimin e treguar.
Pacientët që iu nënshtruan transplantimit janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Ju urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të mirë.