Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot zhvilloi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, ku u diskutua për sfidat në funksionimin e sistemit “Termini Im” si dhe për risitë që planifikohen në këtë drejtim.
– Sistemi “Termini Im” është një nga pikat ku qytetarët tanë më së shumti ndiejnë nevojën për një shërbim të shpejtë, të qasshëm, të drejtë dhe transparent. Një nga prioritetet tona është reforma e “Termini im”, me qëllim krijimin e një sistemi më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshëm. Po krijojmë një platformë që nuk krijon barriera, por hap dyer – që funksionon në kohë reale dhe i jep qytetarëve siguri se ata janë prioritet, deklaroi ministri Aliu.
Ai theksoi se shumë shpejt qytetarët do ta ndiejnë këtë ndryshim jo vetëm në ekran, por edhe në përditshmërinë e tyre.