EN
MK
AL

Ministria e Shëndetësisë e njeh rolin dhe kontributin profesional të infermierëve në sistemin shëndetësor

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë e njeh rolin dhe kontributin profesional të infermierëve në sistemin shëndetësor. Së pari, në lidhje me debatin publik të djeshëm, e informojmë opinionin se bëhet fjalë për një nga hapat në kuadër të një procesi të vazhdueshëm dhe sistematik të harmonizimit të 12 ligjeve në sektorin e shëndetësisë. Ky proces zhvillohet në etapa, të vazhdueshme dhe maksimalisht gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e shoqatave profesionale, institucioneve të sistemit, odave dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, sot priti përfaqësuesit e Unionit të Infermierëve SHITMM “Për ne” dhe i dëgjoi mendimet dhe qëndrimet e tyre. Në takim u theksua qartë se procesi i harmonizimit të 12 ligjeve nuk është i mbyllur apo i finalizuar, por vazhdon me faza të tjera, me mundësi që vërejtjet profesionale të inkorporohen përpara se propozimet ligjore të hyjnë në procedurë parlamentare. Ministri bëri apel që procesi të mos politizohet, por të mbetet në kuadër të dialogut profesional dhe të propozimeve të argumentuara, në interes të pacientëve dhe të gjithë sistemit shëndetësor.

Gjatë takimit, ministri Azir Aliu theksoi se e njeh realitetin, se profesioni i infermierëve është nënvlerësuar dhe margjinalizuar për dekada në sistem — dhe pikërisht për këtë arsye reformat aktuale kanë për qëllim që në mënyrë sistematike të përmirësojnë pozitën, statusin dhe zërin e tyre në krijimin e politikave.

Gjithashtu theksojmë se procesi i harmonizimit të paketës prej 12 ligjesh është ende në zhvillim dhe nuk është përfunduar. Ai do të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të hapur, dhe çdo palë e interesuar do të ketë mundësinë të japë kontributin e saj deri në momentin kur zgjidhjet ligjore do të hyjnë në procedurë parlamentare dhe do të shqyrtohen e votohen nga deputetët.

 

Accessibility Menu