EN
MK
AL

Hap i ri në Klinikën universitare të urologjisë – rikthehet urologjia rekonstruktive për gratë si shërbim standard shëndetësor

 Hap i ri në Klinikën universitare të urologjisë – rikthehet urologjia rekonstruktive për gratë si shërbim standard shëndetësor
Me ftesë të drejtorit të Klinikës Universitare të Urologjisë, bashkëpunëtorit shkencor dr. Bashkim Shabani, dhe shefit të Katedrës së Kirurgjisë, prof. dr. Oliver Stankov, në një vizitë profesionale në Klinikë qëndroi prof. dr. Emre Huri nga Universiteti “Hacettepe” në Ankara, Republika e Turqisë, një nga ekspertët më të njohur botërorë në fushën e urologjisë funksionale dhe rekonstruktive, si dhe profesor vizitor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
 
Gjatë vizitës, prof. dr. Huri, së bashku me këshilltarin shkencor dr. Ognen Ivanovski, realizuan me sukses katër ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale te pacientët me inkontinencë urinare: tre procedura transobturatore sling te gratë dhe një ndërhyrje komplekse rekonstruktive te një pacient mashkull.
 
Me futjen e këtyre teknikave moderne kirurgjikale, Klinika Universitare e Urologjisë rikthen urologjinë rekonstruktive për gratë si shërbim standard shëndetësor, plotësisht të mbuluar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.
 
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe në zbatimin e standardeve më të larta botërore në trajtimin e inkontinencës urinare, duke u mundësuar pacientëve në vendin tonë qasje në kujdes shëndetësor modern dhe cilësor.

Accessibility Menu