EN
MK
AL

Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara – imunizimi është masa më efektive për mbrojtje të shëndetit

Prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara – imunizimi është masa më efektive për mbrojtje të shëndetit
Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu ose përmes mjekut amë.
 
Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet për kujdes social të të moshuarve dhe të punësuarit në këto institucione.
 
“Interesimi i qytetarëve për vaksinim falas kundër gripit sezonal çdo vit është gjithnjë e më i madh, gjë që tregon ndërgjegjësim të shtuar për rëndësinë e mbrojtjes nga gripi, dhe njëherit e konfirmon rëndësinë dhe nevojën për këtë masë parandaluese. I ftoj qytetarët, e sidomos personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara, që me kohë ta mbrojnë shëndetin e tyre. Ministria këtë vit ka siguruar numrin më të madh ndonjëherë të vaksinave kundër gripit sezonal – 80.000 doza të vaksinës katërvalente nga prodhuesi i njohur ‘Abot’ nga Holanda.”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, z. Azir Aliu.
 

Accessibility Menu