EN
MK
AL

personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri barin Foster në barnatore pa pagesë

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga kompania – mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të barit Foster, i cili gjendet në Listën Pozitive të Barnave – se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë bar.
 
Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri barin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
 
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ndërmerr aktivitete që synojnë rritjen e disponueshmërisë dhe mundësimin e qasjes së pacientëve në barna me çmime më të përballueshme.

Accessibility Menu