Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, ka filluar një aksion pilot për lëshimin e certifikatave të lindjes në spital, në përputhje me nenin 4-a të Ligjit për regjistrimin amë, për personat pa shtetësi.
Dy gra që nuk kanë numër amë dhe çdo ditë përballen me pengesa të shumta sistemore, u sigurua qasje në sistemin e kujdesit shëndetësor përmes Programit për nëna dhe fëmijë. Me këtë ato marrin të drejtën për lindje falas dhe për përdorimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore të parashikuara për këtë kategori të cenueshme.
Me aksionin pilot, të porsalindurit e tyre do të regjistrohen me kohë në sistem, do të marrin certifikatë lindjeje dhe kështu do të kenë mundësi të realizojnë të drejtën e tyre për shtetësi. Ky është një hap konkret drejt uljes së rrezikut ndërbreznor për mbetje pa shtetësi.
Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e mbrojtjes, mbështetjes dhe avancimit të të drejtave të grave rome, të cilat shpesh përballen me diskriminim të shumëfishtë dhe pengesa në qasjen në shërbimet bazë.
Vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një sistem që nuk e anashkalon askënd.