EN
MK
AL

REKOMANDIME PËR MBROJTJE NGA MOTI I NXEHTË

REKOMANDIME PËR MBROJTJE NGA MOTI I NXEHTË

1. Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe aktivitetet në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00.

2. Vishni rroba të lehta dhe me ngjyra të hapura, ndërsa në diell përdorni syze mbrojtëse, si dhe kapelë me ngjyrë të hapur, me strehë të gjerë.

3. Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të klimatizuara.

4. Nëse është e domosdoshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, bëni pushime më të shpeshta në hije dhe shmangni qëndrimin e drejtpërdrejtë në diell.

5. Mbani të mbyllura dritaret dhe roletat gjatë ditës, ndërsa hapini në mbrëmje, kur temperatura është më e ulët.

6. Konsumoni ushqim në sasi të moderuar. Shmangni ushqimet e yndyrshme, me shumë kalori dhe ato që përmbajnë sasi të lartë sheqeri.

7. Pini mjaftueshëm lëngje gjatë gjithë ditës, pa pritur të ndjeni etje. Zgjedhja më e mirë është uji i pijshëm, ndërsa mund të konsumohen edhe pije minerale joalkoolike. Shmangni pijet alkoolike, pijet me kafeinë dhe pijet shumë të ftohta.

8. Kur ndodheni në një automjet të parkuar, hapni dritaren për të mundësuar ajrosjen. Automjetet e mbyllura nxehen shumë. Mos lini askënd brenda automjetit!

9. Bëni dush me ujë të vakët sipas nevojës. Për freskim shtesë, vendosni kompresa të ftohta ose zhytni këmbët në ujë të ftohtë.

10. Personat me sëmundje kronike, veçanërisht ata me sëmundje të sistemit kardiovaskular, neurologjike dhe të mushkërive, duhet t’i respektojnë me përpikëri këto rekomandime dhe ta marrin rregullisht terapinë e tyre. Për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore, është e domosdoshme të konsultohen me mjekun familjar

Accessibility Menu