EN
MK
AL

Krijoni kujtime pa lëndime – thoni JO mjeteve piroteknike!

Krijoni kujtime pa lëndime – thoni JO mjeteve piroteknike!
Klinika e Kirurgjisë Plastike, në bashkëpunim ka finalizuar fushatën edukative në shkollat e mesme dhe fillore për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet nga përdorimi i fishekzjarreve dhe petardave. Fushata zhvillohet nën moton:
“Krijoni kujtime pa lëndime – thoni JO mjeteve piroteknike!”
Mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike theksojnë se vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëndimeve kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga shpërthimi i petardave. Petardat nuk janë lodër, përdorimi i tyre është i ndaluar dhe mund të shkaktojë lëndime serioze të syve, të pëllëmbëve, djegie si dhe dëmtime të rënda trupore nga përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike.
Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, u bën apel qytetarëve që gjatë festave të mos përdorin mjete piroteknike, pasi ato mund të çojnë në pasoja serioze për shëndetin, madje edhe në invaliditet të përhershëm.

Accessibility Menu