EN
MK
AL

Klekovski: Spitali Special “Shën Erazmo” në Ohër me krah të ri dhe katër salla moderne operacioni, investim mbi dy milionë euro

Klekovski: Spitali Special “Shën Erazmo” në Ohër me krah të ri dhe katër salla moderne operacioni, investim mbi dy milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erazmo” në Ohër, me rastin e fillimit të aktiviteteve për rikonstruksionin dhe ndërtimin e krahut të ri, të cilat ishin ndërprerë që nga viti 2017. Krahu i ri parashihet të vihet në përdorim deri në fund të këtij viti, me çka spitali do të ketë katër salla moderne operacioni.
 
“Pas më shumë se një viti punë me drejtuesit e spitalit, është mbyllur konstruksioni financiar për përfundimin e krahut të ri, një investim që do të tejkalojë dy milionë euro. Mjetet do të sigurohen nga disa burime, ndër të cilat Fondi për Sigurim Shëndetësor, buxheti i spitalit, institucione të tjera shtetërore dhe donacione nga kompani shoqërisht të përgjegjshme. Tashmë është përzgjedhur edhe furnizuesi i cili duhet t’i përfundojë punimet ndërtimore, ndërsa procedurat për furnizimin me pajisje, një pjesë janë në proces, ndërsa një pjesë do të rinovohen. Unë do të vendosja afat deri në Vitin e Ri, që faktikisht i gjithë spitali i ri të vihet në përdorim”, deklaroi ministri Klekovski.
 
Ai theksoi se nga kapaciteti aktual prej rreth një salle e gjysmë operacioni, Spitali Special “Shën Erazmo” do të ketë katër salla moderne operacioni.
Rajoni i Ohrit dhe Strugës në disa fusha ofron shërbime shëndetësore në nivel të lartë dhe një nga shembujt është Spitali “Shën Erazmo” në Ohër.
 
“Me pajisjet e reja dhe kushtet e përmirësuara, do të avancohen ndjeshëm standardet spitalore, kushtet e punës dhe trajtimi i pacientëve. Do të përpiqemi të bëhemi një nga institucionet, ndoshta edhe më përfaqësueset, në fushën e ortopedisë dhe neurokirurgjisë. Me mbështetjen e Qeverisë, dëshirojmë të bëhemi qendër referente në fushën e ortopedisë dhe neurokirurgjisë”, theksoi drejtori, Haralampie Shokarovski.

Accessibility Menu