Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, sot vizituan Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve me rastin e përfundimit të 11 projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mjekësore.
Vizita u realizua në prani të u.d. drejtorit të Klinikës, dr. spec. Rexhep Memedi, i cili prezantoi projektet e realizuara dhe përmirësimet në kushtet për trajtimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve. “Infrastrukturë, teknologji dhe staf profesional – këto janë tre shtyllat mbi të cilat do ta ndërtojmë shëndetësinë moderne maqedonase.
Klinika e Fëmijëve është shembull i këtij qasjeje,” theksoi ministri Aliu. Aktualisht është duke u realizuar procesi i punësimeve të reja – staf administrativ, infermierë, laborantë dhe biologë. Janë punësuar tashmë katër specializantë, pjesë e grupit të parë të paraqitur në konkursin publik për specializime private. Së shpejti do të shpallet edhe një konkurs i ri për tre mjekë të rinj.
Këto masa janë pjesë e përkushtimit për përkujdesje më të mirë ndaj pacientëve më të vegjël. Për herë të parë po zbatohen procedura dhe pajisje të reja: hemodializë dhe cistografi me ultratinguj në repartin e nefrologjisë, si dhe aparat për stres-test në repartin e kardiologjisë.