EN
MK
AL

Qëllimi i përbashkët i institucioneve është avancimi i së drejtës për shëndet për personat me aftësi të kufizuara dhe vendosja e një sistemi të orientuar drejt familjes për ndërhyrje të hershme në fëmijëri

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, iu drejtua të pranishmëve në ngjarjen e sotme me rastin e avancimit të së drejtës për shëndet për personat me aftësi të kufizuara, e organizuar nga grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e cila u mbajt në Kuvend.
 
Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në bazë të 'Memorandumit të Bashkëpunimit', janë të përfshira në vendosjen e një sistemi të orientuar drejt familjes për ndërhyrje të hershme në fëmijëri. Shëndetësia është dera e parë ku drejtohen familjet, prandaj është detyrë institucionale që të mos lihet pa u evidentuar asnjë fëmijë që ka vonesa në zhvillim, aftësi të kufizuara apo rrezik – qoftë te pediatri, shërbimi patronazh, logopedi apo profesionistë të tjerë.

Accessibility Menu