EN
MK
AL

155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme

155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme
Të nderuar përfaqësues,
 
Sot mbajmë konferencë për shtyp sepse kemi çfarë të tregojmë — rezultate, zgjidhje, kontrata. E ata? Rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar të gjitha zullumet dhe turpet që I bene, veçanërisht në shëndetësi.
 
I dëgjuat trillimet se 155 persona nga Tetova gjoja nuk do të punësohen. TURP, madje edhe për standardin e tyre të gënjeshtrave eshte TURP. Është teatër i lirë për poena të lirë politikë mbi supet e njerëzve që prej vitesh jetojnë në pasiguri.
 
Prandaj e them qartë: 155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme. Pikë. Procedura është përfunduar. Kemi vënë fund një agonie që ata e krijuan dhe e ushqyen për vite me radhë.
 
Ky problem zgjat me  vite Sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kurrë nuk u mundua ta zgjidhte. Madje edhe kur Arben Taravari ishte një vit ministër, nuk bëri asgjë. Vetëm rrinte dhe shikonte si këta njerëz poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri. Sot, kur ne më në fund sollëm zgjidhje, ata treguan përsëri se e vetmja gjë që dinë është të gënjejnë, të manipulojnë dhe të fusin përçarje përmes njerëzve të tyre që ende sillen nëpër institucione.
 
Taravari Sot hesht para publikut, ndërsa pas skene pëshpërit si zëdhënës i BDI-së. Zgjodhi të bëhet mashë e partisë që e shantazhonte dhe tani e përdor si figurë të saj. Kjo nuk është vetëm një rënie e figures se tij politike, ky është kapitullim, dhe qytetarët e shohin, e ndiejnë dhe do ta mbajnë mend.
 
Të nderuar,
 
Ne nuk do të ndalemi. Do të vazhdojmë të punojmë, të zgjidhim dhe të ndërtojmë. Rezultatet janë përgjigjja jonë ndaj gënjeshtrave të tyre.
 
Faleminderit.

Accessibility Menu