EN
MK
AL

Иnstituti i Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, në rastet kur ekziston rrezik i mundshëm nga ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj substancave të dëmshme

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë
Instituti i Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve, në rastet kur ekziston rrezik i mundshëm nga ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj substancave të dëmshme, u rekomandon qytetarëve:
 
Në zonat ku ka rrezik nga ajri i ndotur, të qëndrohet brenda dhe të mbyllen dritaret dhe dyert, veçanërisht në afërsi të vendeve ku ka zjarre aktive si dhe në drejtimet ku era e shpërndan tymin;
 
Të ndalen sistemet e ventilimit dhe klimatizimit që thithin ajër nga jashtë, për të parandaluar hyrjen e tymit dhe ndotësve në hapësirat e brendshme;
 
Të ndiqen rregullisht informacionet zyrtare dhe përditësimet për cilësinë e ajrit;
 
Personat me sëmundje respiratore, fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe gratë shtatzëna këshillohen të shmangin çdo aktivitet në ambiente të hapura;
 
Në rast nevoje të domosdoshme për lëvizje në ambiente të hapura, sidomos në zonat pranë vendeve të përfshira nga zjarri, të përdoren maska;
 
Institucionet për kujdesin e të moshuarve të marrin masa për minimizimin e ekspozimit në ambient të hapur për këtë grup të ndjeshëm;
 
Të kihet kujdes ndaj simptomave si kollë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke ose irritim të syve, hundës dhe fytit. Çdo person që vëren këto simptoma duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore;
 
Të shmanget kontakti ose afrimi pranë mbeturinave nga zonat e prekura derisa të jepet leje zyrtare për qasje;
 
Të respektohen të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetit publik dhe shërbimet e urgjencës, si dhe drejtimet për evakuim nëse kjo rekomandohet nga institucioni kompetent.
 
 
Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë rreziqet në shëndetin e njeriut dhe të sigurojnë mbrojtjen e qytetarëve.

Accessibility Menu