EN
MK
AL

Mbledhja e Komitetit për Maternitet të Sigurt – Rishikimi i rezultateve të arritura dhe planifikimi i aktiviteteve të ardhshme

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë
Komiteti për Maternitet të Sigurt, i udhëhequr nga dr. Irena Aleksievska Papestiev dhe mjekë të njohur nga Klinika e Gjinekologjisë, Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend si UNFPA dhe Projekti HOPE, mbajti një mbledhje në të cilën u prezantuan rezultatet e deritanishme në drejtim të uljes së morbiditetit perinatal dhe atij amësor. Njëkohësisht, u rikonfirmua mbështetja e partnerëve UNFPA, OBSH, UNICEF dhe Projekti HOPE.
 
Anëtarët e komitetit diskutuan për organizimin e trajnimeve dhe edukimeve të mëtejshme për personelin mjekësor në maternitetet, përgatitjen e protokolleve të reja klinike dhe materialeve informuese, mundësitë për integrimin e lindjes së orientuar drejt familjes, si dhe forcimin e monitorimit perinatal dhe identifikimin e iniciativave dhe projekteve të reja pilot.
 
Ministria e Shëndetësisë aktualisht po zhvillon një analizë të stafit në maternitetet në të gjithë vendin, me qëllim përcaktimin e nevojave për përmirësimin e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.

Accessibility Menu