EN
MK
AL

Takimi i ministrit Aliu me ambasadoren kroate: Thellim i bashkëpunimit dypalësh

Takimi i ministrit Aliu me ambasadoren kroate: Thellim i bashkëpunimit dypalësh

Ministria e Shëndetësisë ruan një bashkëpunim bilateral shumëvjeçar dhe të suksesshëm me Republikën e Kroacisë në fushën e shëndetësisë.

Në drejtim të avancimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi një takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.S. Nives Tiganj.

 

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e reformave në sistemin shëndetësor, digjitalizimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e mëtejshëm të iniciativave të përbashkëta.

Accessibility Menu