Në kontekstin e zjarreve aktuale që janë në zhvillim, Ministria e Shëndetësisë informon se sistemi shëndetësor është plotësisht i mobilizuar dhe i gatshëm për një reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm ndaj pasojave të mundshme.
Janë formuar ekipe shtesë mjekësore, janë siguruar kujdestari nga personel profesional dhe janë rezervuar kapacitete transportuese për raste urgjente. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në gjendje gatishmërie të shtuar, me protokolle të qarta për veprim.
Gjendja në terren po monitorohet dhe veprohet në përputhje me zhvillimin e ngjarjeve, me qëllimin e vetëm – mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së popullatës.