Brenda kuadrit të zbatimit të Dekadës së Romëve 2005–2015 dhe Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2010 Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me sektorin civil, filloi zbatimin e Projektit “Ndërmjetësues Shëndetësorë Romë”. Qëllimi i këtij projekti është kapërcimi i barrierave në komunikim mes popullsisë rome dhe punonjësve shëndetësorë, identifikimi i personave dhe familjeve që nuk kanë qasje në mbrojtje shëndetësore përmes vizitave në terren dhe informimi i tyre për qasjen në kujdes shëndetësor dhe sigurim shëndetësor, si dhe informimi për disponueshmërinë e shërbimeve shëndetësore falas të parashikuara në programet parandaluese dhe kurative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe përmirësimi i statusit shëndetësor të Romëve.
Në kuadër të projektit, nga data 16.05.2012, filluan punën 15 ndërmjetësues shëndetësorë në tetë komuna me popullsi dominuese rome, konkretisht:
– 2 ndërmjetësues në Komunën e Shutkë-Orizare
– 2 ndërmjetësues në Komunën e Karposh
– 2 ndërmjetësues në Komunën e Tetovës
– 2 ndërmjetësues në Komunën e Gostivarit
– 1 ndërmjetësues në Komunën e Bitolës
– 1 ndërmjetësues në Komunën e Prilepit
– 2 ndërmjetësues në Komunën e Koçanit
– 3 ndërmjetësues në Komunën e Shtipit
Ndërmjetësuesit shëndetësorë janë vendosur në Shtëpitë e Shëndetit në komunat përkatëse, me qëllim që të jenë lehtësisht të qasshëm për popullatën dhe punonjësit shëndetësorë.
Person kontakti nga Ministria e Shëndetësisë:
Senad Memedi, këshilltar
senad.memedi@zdravstvo.gov.mk