Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, realizoi një takim protokollar me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Xhiang Siaojan.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me fokus në proceset e digjitalizimit, zhvillimin e telemjekësisë dhe zbatimin e teknologjive bashkëkohore në sistemin shëndetësor.
Ministri Aliu e informoi ambasadoren për aktivitetet aktuale reformuese të ministrisë.
Një theks i veçantë gjatë takimit iu kushtua mundësive për trajnimin dhe avancimin profesional të stafit mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave të mira për zhvillimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor.