Ndërhyrja e parë u realizua te një vajzë 14-vjeçare me anomali të lindur të këmbëve. Operacioni u udhëhoq nga shk. bashk. dr. Nenad Atanasov dhe as. dr. Milena Bogoevska Doksevska, të mbështetur nga ekipi i përbërë prej dr. Danica Popovska, dr. Armin Amedovski, dr. Rijad Ajro, anesteziologia dr. Liljana Angjeleska, anestezistja Gordana Zaharieva, instrumentaret Biljana Trojanoviq dhe Suzana Pejçinovska, teknik radiologjik Kreshnik Shehu dhe infermierja Irena Galevska.
Transplantimi i dytë u krye te një djalë 13-vjeçar me deformim të përsëritur të këmbës. Pacienti është në gjendje të mirë dhe e pret faza e rehabilitimit.
Ekipi u udhëhoq nga prof. dr. Zoran Bozhinovski, me anesteziologen dr. Ivana Krstevska Trpkovska dhe asistentët dr. Teodora Bozhinovska dhe Iskra Shojleska Jovanovska. Në ndërhyrje mori pjesë edhe stafi mjekësor i mesëm: Zlata Apostolloska, Kristina Rexhep, Shirete Murtezani, Kreshnik Shehu dhe Snezhana Todorovska.
Shprehim mirënjohje të sinqertë për të dy ekipet mjekësore dhe për familjet e donatorëve për humanizmin e tyre.
