EN
MK
AL

Maqedonia e Veriut ndër të parat në Evropë me standardin e ri evropian për të dhënat shëndetësore

Maqedonia e Veriut ndër të parat në Evropë me standardin e ri evropian për të dhënat shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë njofton se vendi ynë është ndër të parët në Evropë që po e implementon standardin “Butoni i Verdhë”, pjesë e rregullores European Health Data Space (EHDS).
Sistemi kombëtar “Termini Im” i ka kaluar me sukses të gjitha testet në ngjarjen ndërkombëtare IHE-Europe Connectathon 2025 në Vjenë dhe e ka marrë vlerësimin më të lartë për interoperabilitet – Etiketa e Argjendtë Industriale (Silver Industry Label).
Me standardin e ri, qytetarët do të kenë qasje të sigurt në të dhënat e tyre shëndetësore – nga diagnozat deri te terapitë – të paraqitura në formatin International Patient Summary – një “pasaportë” shëndetësore universalisht e kuptueshme. Ky është edhe një hap me të cilin Maqedonia e Veriut po pozicionohet si pioniere në shëndetësinë digjitale në Evropë, katër vite përpara zbatimit të detyrueshëm të këtij standardi në BE.
Funksionaliteti i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e “Termini Im” deri në fund të vitit 2025.
 

Accessibility Menu