EN
MK
AL

Pas zjarrit që sot përfshiu një pjesë të sipërfaqes me bar në oborrin e Institutit Publik Shëndetësor – Spitali Psikiatrik "Shkup", Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim.

Ministria e shëndetësisë Ministria e shëndetësisë

Pas zjarrit që sot përfshiu një pjesë të sipërfaqes me bar në oborrin e Institutit Publik Shëndetësor – Spitali Psikiatrik "Shkup", Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se situata është plotësisht nën kontroll dhe nuk ka arsye për shqetësim.

 
Për arsye sigurie, për një periudhë të shkurtër kohore u bë evakuimi parandalues i një pjese të pacientëve dhe të punonjësve. Ndërhyrja e shpejtë dhe e koordinuar e shërbimeve kompetente parandaloi përhapjen e zjarrit drejt objekteve spitalore. Nuk është shkaktuar asnjë dëm material në objektet dhe nuk janë regjistruar persona të lënduar në mesin e pacientëve apo stafit.
 
Zjarri ka përfshirë vetëm një pjesë të jashtme të oborrit, të mbuluar me bar të thatë, dhe i njëjti është lokalizuar me sukses.

Në objektet e spitalit është i pranishëm personel mjekësor dhe administrativ kujdestar, i cili do të qëndrojë në gatishmëri dhe do ta ndjekë situatën nga afër.

Accessibility Menu