EN
MK
AL

Jetë e shpëtuar me transplantim të mëlçisë dhe cilësi më e mirë jete për një paciente me transplantim të veshkës

Jetë e shpëtuar me transplantim të mëlçisë dhe cilësi më e mirë jete për një paciente me transplantim të veshkës
Në momentin më të vështirë, një familje mori një vendim që do të thotë jetë. Me humanizmin dhe altruizmin e tyre, është shpëtuar një jetë njerëzore përmes transplantimit të mëlçisë tek një pacient 67-vjeçar, ndërsa një pacienteje tjetër 51-vjeçare i është dhuruar një shans i ri për jetë më cilësore përmes transplantimit të veshkës.
Pacientët janë në gjendje të mirë të përgjithshme dhe janë lëshuar për mjekim në shtëpi.
 
“Këto ndërhyrje mjekësore janë njëkohësisht edhe histori shprese, solidariteti dhe akti më i lartë i altruizmit. Nuk ka akt më të madh sesa, në moment dhimbjeje, të dhurosh jetë. Kjo familje tregoi çfarë do të thotë humanizëm i vërtetë; vendimi i tyre do të jetojë përmes atyre që kanë marrë një shans të ri. Mirënjohje e madhe për familjen e donatorit për këtë akt human, pas humbjes së një anëtari të familjes së tyre”, thotë ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
 
Koordinatorja kombëtare për transplantim, prof. dr. Biljana Kuzmanovska, shpreh mirënjohje të madhe për familjen, pa pëlqimin e së cilës nuk do të ishte e mundur të realizoheshin këto transplantime. Pas çdo transplantimi qëndron një histori njerëzore. Këtë herë është një histori për guxim dhe dhurim jete. Ky është akti më i lartë i solidaritetit që një shoqëri mund të ketë.
 
Njëkohësisht, shprehim falënderim për koordinatorët e transplantimit dhe për të gjitha ekipet mjekësore nga Klinika për anestezi, reanimacion dhe mjekim intensiv, Klinika për kirurgji digjestive, Klinika për urologji, Klinika për gastroenterohepatologji, Klinika për nefrologji dhe Instituti për transfuzion, për punën e tyre të përkushtuar dhe të palodhur.

Accessibility Menu