EN
MK
AL

Pajisje moderne gjinekologjike të siguruara në spitalin e Gostivarit

Pajisje moderne gjinekologjike të siguruara në spitalin e Gostivarit
Ministri Azir Aliu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, ku është siguruar një aparat i ri, bashkëkohor gjinekologjik EKO, me mbështetjen e disa kompanive që veprojnë me përgjegjësi shoqërore, ndër të cilat “ET Electronics”, “Introsoft Systems” dhe “Hipomed”.
 
Aparati ka vlerë prej 40 mijë eurosh dhe me vënien në funksion përmirësohen ndjeshëm diagnostikimi dhe trajtimi i pacienteve në repartin e gjinekologjisë.

Accessibility Menu