EN
MK
AL

Zëvendësministri Andovski priti delegacionin nga Rumania, të udhëhequr nga Dr. Raed Arafat

Zëvendësministri Andovski priti delegacionin nga Rumania, të udhëhequr nga Dr. Raed Arafat
Zëvendësministri Jovica Andovski, sot në Ministrinë e Shëndetësisë priti delegacionin nga Republika e Rumanisë, të kryesuar nga dr. Raed Arafat - sekretar shtetëror për mbrojtjen civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë.
 
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mes dy vendeve, veçanërisht në lidhje me përballimin e ngjarjeve me viktima masive, si dhe përvojat e Rumanisë në transformimin e shërbimeve të ndihmës së shpejtë mjekësore dhe qendrave urgjente në spitalet rumune.
 
Zëvendësministri Andovski, në fjalën e tij, shprehu mirënjohje për mbështetjen e sinqertë dhe të pakursyer të Rumanisë në përballimin e pasojave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan, duke theksuar veçanërisht kontributin personal të dr. Arafat në dërgimin e avionit special rumun për transportimin e të lënduarve drejt qendrave mjekësore evropiane.
 
Në takim u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet institucioneve të dy shteteve, si dhe u riafirmua angazhimi për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shërbimeve urgjente dhe ndihmës së shpejtë mjekësore.

Accessibility Menu