Ministria e Shëndetësisë informon se janë emëruar u.d. drejtorë të rinj në katër institucione publike shëndetësore:
—Në Klinikën Universitare për Toksikologji, si u.d. drejtor është emëruar Dr. Argjend Imeri, në vend të Dr. Andon Çibishev.
-Në Institutin Universitar për Biokimi Klinike, si u.d. drejtoreshë është emëruar Dr. Mimoza Bafqari-Bakiji, në vend të Dr. Nikolina Grazhdanovska.
-Në Klinikën Universitare për Neurologji, si drejtor i ri është emëruar Dr. Igor Kuzmanovski, në vend të Dr. Fatmir Mexhiti.
-Në Klinikën Universitare për Kardiologji, si drejtoreshë e re është emëruar Dr. Danica Petkoska Spirova, në vend të Dr. Bekim Pocesta.
Drejtuesit e sapo emëruar do ta ushtrojnë këtë funksion duke filluar nga data 7.8.2025.