JANË REGJISTRUAR 19 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 155.364, 26 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –6 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Ministria e Shëndetësisë informon, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Në 24 orët e fundit, janë kryer  2.456 teste dhe janë regjistruar 19 raste të reja të COVID-19 nga:Shkup – 5, Kumanovë – 3, Gostivar, Koçanë  dhe Demir Hisar – nga 2, Prilep, Tetovë, Kërçovë, Gjevgjeli dhe Negotinë – nga 1.

Janë regjistruar  26 pacientë të rikuperuar nga:Shkup – 8, Kumanovë – 4, Radovish dhe Kratovë –nga  3, Shtip – 2, Gostivar, Koçan, Prilep, Sveti Nikollë, Probishtip dhe Makedonska Kamenicë – nga 1.

Janë raportuar gjithsej 6 vdekje: 2 persona nga Shkupi (69 dhe 83) ,1 nga Radovish (52), 1 nga Tetova (77),1 nga  Kërçova (74) dhe 1 nga Strumica (80).Nga të raportuarit, 2 persona kanë ndërruar jetë në shtëpi, dhe 4 të tjerët në kushte spitalore.

Janë kryer 2.456 teste përmes: ISHP-346, QSHP  Shkup-69, QSHP Manastir-50, QSHP Prilep-35, QSHP Tetovë-30, QSHP Kumanovë-17 Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile -0, Mjekësia Ligjore-0, laboratori i Spitalit  Kozle -0, , KU Pulmonologji me alergologji -2, SP 8- Shtatori -16, Instituti i Mikrobiologjisë-4, MANU-53, Zhan Mitrev (Filip Vtori) -146, Avicenna-194, Biotek-384, Sistina-97 , laboratori Laor-204, Sinlab-85, Remedika-53, Plodnost-46, Genea-26, Nikob lab-71, VFV Medical-0, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)- gjithsej 528.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej  804.728 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19  në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.364, numri i pacientëve të rikuperuar është 148.872, numri i vdekjeve është 5.435 dhe numri i rasteve aktive është 1.057.

Сподели на:

Related Posts