Projekti për implementimin e sistemit të kartelave shëndetsore elektronike (SKSHE) filloi me realizimin në vitin 2009 me nënshkrimin e marrëveshjes për prokurim publik.
Prokurimi i sistemit për kartela shëndetsore elektronike i përfshin komponentat e ardhshme:
- 2.000.000 Kartela shëndetësore elektronike (smart) për personat e siguruar në RM
- Instalim i PKI infrastrukturës ( infrastrukturë për qertifikata digjitale)
- Personalizim i kartelave me qertifikat digjitale
- Trajnim dhe mbështetje për të punësuarit në FSSHM
- Hardver dhe Softver për mbështetje funkcionale
- Lexues të kartelave (10.000)
- Skener te bar-kodeve (120)
- Printues të etiketave (30)
- Software interface ndaj sistemit informatik të FSSHM dhe
- Sistem për menaxhimin e kartelave
Me këtë sistem hapen dyert për implementim të plotë të shëndetësis elektronike në shtetin tonë. Kartelat shëndetësore elektronike do të mund t’i shfrytëzojnë personat e siguruar dhe punëtorët e shëndetësis . Me to do të mundësohet identifikimi dhe autentifikimi i të gjithë përdoruesve, qasje të kontrolluar deri te të dhënat dhe realizim i së drejtës për shërbime të caktuara në sistemin shëndetësor.
Personat e siguruar do të fitojnë thejshtim të procedurave për të provuar të drejtën e kujdesit shëndetsor ( bie nevoja për shtypjen e kartonave të gjelbërt). Të dhënat mjekësore që do të jenë në kartelën do të mundësojnë cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore, reagime të shpejta në raste urgjente.
Në sistemet e informacionit shëndetësor që do ta përdorin KSHE, në institucionet shëndetësore do të mundësohet sjellja e proceseve të reja të punës: karton shëndetësor elektronik, recetë elektronike , caktim elektronik i kontrolleve dhe shërbimeve të tjera që do të thotë uljen e numrit të kontrolleve të dyfishta dhe do të mundësohet komunikim i shpejtë dhe konsulltim ndërmjet mbrojtjes shëndetësore primare, sekondare dhe terciare, shërbim më cilësor dhe zvogëlim I rrezikut për vendime të gabuara profesionale.
Të dhënat elementare të siguruesit që gjinden në kartelën do të mundësojnë komunikim eletronik ndërmjet mjekëve amë, spitaleve, specialistëve dhe subjekteve të tjera të sistemit shëndetësor.
Do të fitohet kursim financiar përmes kalimit të punimit elektronik (udhëzim elektronik, recetë elektronike) të cilat do t’i zavendësojnë recetat dhe udhëzimet e deritanishme të letrës. Do të fitohen të dhëna të sakta për të gjitha segmentet që i përfshin sistemi shëndëtësor.
Qytetarqt do të kenë mundësinë që përmes Internetit të ken qasje të sigurt deri te të dhënat personale dhe informacione të dobishme.
Projekti n per SKSHE operativisht e zbaton Fondi për sigurim shëndetësor I Maqedonisë (FSSHM).
Dokumentacioni teknil, aktet nënligjore, udhëzimet për përdorim dhe informata të tjera lidhur me lëshimin dhe përdorimin e kartelës shëndetësore elektronike mun t’i gjeni këtu.