Dr. Sofia Pejkova

MJEKU YT- Dr. Sofia Pejkova, Klinika për kirurgji plastike dhe rikonstruktive

Vendimi im për tu bërë mjeke, në masë të madhe është shtyrë nga familja ime, nga vlerat që janë të bazuara në parimet e sinqeritetit, ndërgjegjes, ndershmërisë, përkushtimit të cilat mi kanë mësuar prindërit e mi më mësuan t’i vlerësoj dhe praktikoj. Nga një moshë e re unë u njoftova me magjinë e empatisë që përhapej në të gjitha diskutimet e mjekëve të familjes time. Dëshiroja të jem një mjek, dhe këtë e arrita duke punuar shumë dhe duke mësuar shumë. Që në fillim u mahnita nga mjekët dhe çdo ditë po e konfirmoi pikëpamjen time se mjekësia është me të vërtetë e veçantë, ajo nuk njeh fe, racë, klasë, – ajo ka vetëm një sfidë dhe ajo pacientë. Qëllimi i çdo mjeku është gjithmonë pacientin i pranuar, i trajtuar me sukses dhe i shëruar.

Ndjehem e plotësuar dhe e lumtur me profesionin tim si kirurg. Puna jonë është puna ekipore me sfida, kurse ekipi i bën lidhjet e zinxhirit të quajtur sukses!

Mjekësia është një shkencë dinamike, vazhdimisht evoluon dhe për këtë arsye është e nevojshme ngritja e përhershme profesionale, shumë punë dhe mbi të gjithë mbështetje, që çdo herë e kam prej burrit dhe djalit tim.

Së fundi do të ju zbuloj moton që vazhdimisht më ndjek gjatë gjithë karrierës sime:

“SILLUNI ME PACIENTIN, ASHTU SIKURSE JU DO TË DËSHIRONIT TË SILLET MJEKU NDAJ JUSH, NËSE JU DO TË ISHIT PACIENT”

Сподели на: