MJEKU YT: Dr. Zorica Nanovic, Instituti për Sëmundjet e Mushkërive dhe Tuberkulozit – Shkup
Mjekët zgjedhin rrugët që i çojnë ato në vendimin përfundimtar në mënyra të ndryshme. E imja i ka rrënjët nga rinia e hershme, kur u takova për herë të parë me një problem serioz shëndetësor. Epilogu, fatmirësisht, ishte pozitiv. Por rruga e kaluar, së bashku me prindërit e mi dhe mjeken tim, Milica, e rrënjosi në mua misionin për të ndihmuar ata të cilëve jeta u dha një fat të ngjashëm.
Kalimi i rrugës deri te betimi i Hipokratit është e mbushur me një det të librave mjekësorë dhe të dhëna ekzakte për t’u memorizuar. Nga ana tjetër, praktika mjekësore shumë shpesh na përball me gjendje shëndetësore dhe probleme që nuk mund të gjenden në asnjë libër. Prandaj nuk është e lehtë ose e thjeshtë për të marrë përgjegjësinë për shëndetin e dikujt. Por ne me mantilët e bardhë që kemi marrë për ta mbajtur këtë barrë, e bëjmë këtë pa rezerva, me gjithë zemër dhe shpirt.
Njohuria mjekësore është vendimtare, por mbështetja personale dhe nxitja për luftë intime, edhe tek pacientët në gjendje më të vështirë, është se u jep atyre fuqi për të përballuar dhe ndjenjën se nuk janë vetëm dhe të braktisur. Ne festojmë me ta kur e arrijmë qëllimin më të lartë – dhe kjo është kthimi i besimit të dikujt në jetë. Ne brengosemi, qetësisht, thellësisht, kur humbim betejën …
Dhe ne vazhdojmë tutje, përsëri, për një sfidë të re. Duke kujtuar vazhdimisht që ne mundemi në mënyrë më humane, më të mirë dhe më shumë, duke ndërtuar karrierën tonë të vështirë, duke vendosur çdo ditë nga një gurë në mozaikun e shkencës mjekësore, duke përcjellur mësimet deri tek kolëgët e rinj.