Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Interesi për vaksinimin po rritet çdo ditë. Gjithsej 428,081 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend që nga dje. 6,413 qytetarë morën dozën e parë të vaksinës dje, dhe gjithsej 9,335 qytetarë u vaksinuan. Gjithsej 676,620 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 248,539 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas shifrave të fundit, 56% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 53% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 49% të popullsis mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.
Ekziston interes i madh për vaksinimin pa caktuar takim. Të rriturit që duan të vaksinohen me dozën e parë dhe pa caktuar takim, në pikat në Shtëpit e shëndetit në të gjithë vendin.
Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në të gjithë territorin e vendit, me rotacione të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, . Ueb faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktimin e takimeve për vaksinimin e fëmijëve. Rivaksinimi bëhet në sallat sportive në qytetet në Kavadari, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në A1 SS Boris Trajkovski në Shkup.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të përfshihen në vaksinimin masiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim virusin.