Shkëmbimi i përvojave në fushën e transplantimit mes vendit tonë dhe Kroacisë, si dhe trajnimi i punonjësve shëndetësorë në disa fusha të shëndetësisë ishin pikat kyçe të takimit të sotëm të Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali me Ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj.
Ky lloj takimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm të stafit mjekësor, si një nga segmentet kyçe për avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët, theksoi Ministri Sali.