PAJISJE TË REJA MJEKËSORE PËR KLINIKËN KIRURGJIKE, INFEKTIVE DHE GOB “8 SHTATORI” ME GRANT JAPONI.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, së bashku me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe Ambasadorin e Japonisë, z. Hironori Savada, e ka vizituar sot Klinikën KARIL, me rastin e sigurimit të pajisjeve të reja mjekësore me grantin socio-ekonomik nga Japonia.Bëhet fjalë për pajisjet e trajtimit të pacientëve post- COVID, të cilat përbëhen nga defibrilatorë, elektrokardiogramë, analizues gjaku, monitorë qendrorë, aparate me rreze X, frigoriferë mjekësorë dhe eko-aparate mobile. Këto pajisje janë dedikuar për disa nga klinikat universitare (Klinika e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendjeve Febrile, KARIL), si dhe për Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”.Një pjesë e aparaturave tashmë janë instaluar dhe janë vënë në përdorim, pikërisht në klinikat KARIL dhe Klinikën Infektive, ku trajtohen pacientë me gjendje specifike dhe komplekse shëndetësore, ndërsa deri në fund të vitit pritet të arrijnë edhe pajisjet tjera, që do të instalohen edhe në klinika te tjera.Në periudhën e ardhshme pritet të arrijnë tre defibrilatorë për Klinikën KARIL, Klinikën Infektive dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, si dhe dy eko-aparate mobile për në KARIL dhe në Klinikën e Kardiologjisë.Në të vërtetë, bëhet fjalë për grant socio-ekonomik për pajisje mjekësore në vlerë prej 813.000 eurosh.Pikërisht si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me qeverinë japoneze, në tre vitet e fundit mbi 1 milion euro janë investuar në pajisje të reja në institucionet publike shëndetësore në mbarë vendin. Ky paraqet fuqizim të ndjeshëm të kapaciteteve të institucioneve me pajisje të reja mjekësore moderne, si dhe ngritje të cilësisë së kujdesit shëndetësor në nivel më të lartë.

Сподели на:

Related Posts