ZËVENDËSMINISTRI I SHËNDETËSISË ASOC. DR. VLADIMIR RENDEVSKI MORI PJESË NË TAKIMIN PROFESIONAL ME SHOQATA MAQEDONASE PËR INFEKSIONE INTRASPITALORE

Shoqata maqedonase për infeksione intraspitalore në Negotinë e zhvilloi takimin profesional me punëtor, në të cilën morën pjesë anëtarët e komisioneve për infeksione intraspitalore nga të gjitha institucionet publike shëndetësore në vend.

Takimin zyrtarisht e hapi Zëvendësministri i Shëndetësisë, Asoc. Dr. Vladimir Rendevski, i cili theksoi për rolin dhe seriozitetin e infeksioneve intraspitalore në zgjatje të qëndrimit në spital, por edhe në vdekshmërinë e pacientëve.

Rendevski theksoi se trajnimi adekuat i stafit mjekësor,masat parandaluese të institucioneve shëndetësore, si dhe doktrina bashkëkohore në aplikimin e antibiotikëve janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në uljen e shkallës së infeksioneve intraspitalore. Ministria e Shëndetësisë mbështet të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate të rëndësishme nacionale në aktivitetet e saj.

Në takimin profesional me ligjërata të tyre ishin Prof. Dr. Kaqa Popovska, Prof. Dr. Vesna Gerasimovska dhe ekspertë të tjerë.

Сподели на:

Related Posts