PANDEMIA, ME VIRUSIN COVID-19, NA DËSHMOI SE KUJDESI PËR SHËNDETIN MENDOR ËSHTË PO AQ I RËNDËSISHËM SA KUJDESI PËR SHËNDETIN FIZIK

“Pandemia, me virusin COVID-19, na dëshmoi se kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin fizik. Në kuadër të Programit për kujdes shëndetësor ndaj personave me çrregullime mendore, i cili përgatitet nga Ministria e Shëndetësisë në bazë vjetore, parashikohet zhvillimi i qendrave të shëndetit mendor si formë trajtimi jashtinstitucional, kjo në përputhje me rekomandimet e OBSH-së”, theksoi ministri i Shëndetësisë, dr. Bekim Sali, në fjalimin e tij në panelin e sotëm dedikuar të rinjve dhe shëndetit mendor, që ishte organizuar me iniciativën e bashkëshortes së Presidentit të vendit.Së fundmi, është hapur dhe funksionon Qendra e Shëndetit Mendor në Koçan dhe janë duke u bërë përgatitje për hapjen e qendrave të tilla në Kërçovë, Manastir e Shtip. Po ashtu planifikohet hapja e qendrës së shëndetit mendor, e cila do të jetë e dedikuar posaçërisht për të rinjtë.

Сподели на:

Related Posts