SOT, MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, BASHKË ME DREJTORIN E SPITALIT, DR. AMIR ELEZI, E VIZITUAN REPARTIN E OFTALMOLOGJISË DHE E PROMOVUAN RIFILLIMIN E OPERACIONEVE TË KATARAKTIT, SI DHE APARATIN E RI EHO A/B SCAN

Sot, ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, ishte në vizitë në Spitalit të Përgjithshëm të Tetovës, ku bashkë me drejtorin e Spitalit, Dr. Amir Elezi, e vizituan Repartin e Oftalmologjisë dhe e promovuan rifillimin e operacioneve të kataraktit, si dhe aparatin e ri EHO A/B scan, që është siguruar nga buxhetit i spitalit. “Kështu Spitali i Përgjithshëm i Tetovës e ka zgjidhur një problem të madh për pacientët e kësaj ane, ndërsa në këtë mënyrë ka ndihmuar edhe në shkarkimin e klinikave të Shkupit, që deri tash e kanë realizuar këtë shërbim. Duke vënë çdo ditë nga një tullë, Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës po e ngremë në një klinikë të mirëfilltë universitare.”, ka theksuar me këtë rast ministri Sali.

Сподели на:

Related Posts