PACIENTËT TË CILËT DJE PRANUAN ZEMËR DHE VESHKË NGA DONATORI I VDEKUR, SOT NDJEHEN MIRË

Pacientët, të cilët gjatë ditës së djeshme pranuan zemër dhe veshkë nga donatori i vdekur, sot ndjehen mirë dhe janë jashtë njësive të mjekimit intensiv.

Pacienti 46-vjeçar, i cili pranoi zemër, është hequr nga makina respiratore në Klinikën Shtetërore të Kardiokirurgjisë, tashmë po merr frymë vetë dhe ndjehet mirë. Po ashtu, në Klinikën e Urologjisë, pacientja 36-vjeçare dhe pacienti 47-vjeçar, që pranuan veshkë, janë jashtë njësive të mjekimit intensiv dhe ndjehen mirë. Para tyre vijnë ditë të rikuperimit.

Si ministër dhe si njeri, para së gjithash dua ta falënderoj edhe një herë familjen e donatorit. Tri vajzat e tyre të guximshme, që me vendimin e tyre për të dhuruar organe u dhanë jetë të paktën tre pacientëve, të gjithë neve na dhanë ditë plot shpresë dhe besim në një dashamirësi dhe humanizëm të jashtëzakonshëm, që duhet ta çmojmë. Dëshira e tyre ishte që zemra e nënës së tyre të vazhdonte të rrihte dhe t’ua ndriçonte rrugën atyre që do ta merrnin organin.

I falënderoj edhe njëherë! – theksoi ministri

Сподели на:

Related Posts