TARAVARI: AKTIVITETE TË VAZHDUESHME PËR EKZAMINIME AMBULATORE-KONSULTATIVE DHE TERAPI ONKOLOGJIKE NË SPQ “8 SHTATORI”

Ministri i shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku po zhvillohen aktivitete për hapjen e repartit onkologjik dhe ofrimin e terapisë për pacientët me sëmundje malinje. -Së bashku me drejtorët e SPQ “8 Shtatori, prof. Dr. Sinisha Stojanoski dhe Dr. Igor Stojkovski nga Klinika e onkologjisë, sot vizituam ambulancat e onkologjisë, si dhe ambulancën ditore, e cila pres të funksionojë për disa javë.

Ka një vendim të Ministrisë së shëndetësisë që edhe në këtë spital mund të kryhen ekzaminime ambulatore-konsultative. Qëllimi është disperzimi I terapisë dhe lehtësimi i punës së Klinikës së onkologjisë, theksoi ministri Taravari gjatë vizitës.

Drejtori i spitalit të SPQ “8 Shtatori” sqaroi se është hartuar plani dhe dinamika për fillimin e punës të ambulantës onkologjike, ku do të mund të merret edhe në këtë spital terapi në repartin për onkologji specialistike-konsultative.

– Fillimisht do të mundohemi që dinamikën ta përputhim me kapacitetet si kadrovike ashtu edhe funksionale të spitalit dhe gradualisht me rritjen e ekipit do të rritet edhe numri i pacientëve që do të trajtohen në këtë institucion, tha Dr. Stojanoski.

Сподели на:

Related Posts