Ministri i shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, sot merr pjesë në hapjen solemne të Takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky event i rëndësishëm është i përkushtuar për përpjekjet e përbashkëta në përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore në rajon.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, pritet një shkëmbim produktiv i ideve dhe zgjidhjeve strategjike për sfidat në sektorin e shëndetësisë.