Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, z. Timço Mucunski dhe Dr. Ilir Vela, sot në orët e hershme të mëngjesit arritën në Selanik për të vizituar dhe për t’u informuar mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve të hospitalizuar.

-Vizituam Spitalin e Përgjithshëm Papanikolau dhe Spitalin Ushtarak në Selanik dhe në këtë moment mund të informoj se të gjithë pesë pacientët e pranuar në këto institucione janë në gjendje stabile. Shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj kolegëve tanë në Selanik, si dhe ndaj popullit dhe qeverisë greke, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre, si dhe për ndihmën që na ofruan në këto momente,deklaroi ministri Taravari.
Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.