FORUMI NËN ORGANIZIMIN E OBSH-SË “ SFIDAT PËR PËRBALLJEN ME PROBLEMIN E OBEZITETIT”

Fokusi i forumit të ditës së sotme, nën organizim të OBSH-së, ishin sfidat për përballjen me problemin e obezitetit, me theks të veçantë tek obeziteti te fëmijët. “Vendi ynë, si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, janë mes vendeve europiane me prevalencë të lartë të obezitetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të mbështesin iniciativën e OBSH-së në Europë për ndjekjen e obezitetit te fëmijët në shtetin tonë përmes Programit Nacional Vjetor për Shëndet Publik”, tha ministri Bekim Sali.Ai, gjithashtu, shprehu falënderime për ekipin e OBSH-së për besimin që ia jep Maqedonisë së Veriut që të jetë mikpritës i kësaj ngjarjeje.

Сподели на:

Related Posts